Monday, 6. April 2026
Sport

Muric: Jemi shumë të zhgënjyer

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

“Gardiani” i Kosovës, Arijanet Muric është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Kosovës nga Rumania me rezultat 2:0 në Bukuresht.

Ai tha se Kosova nuk u dorëzua në asnjë moment.

  

Muric në këtë ndeshje e priti edhe një penallti.

“Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë. Jemi shumë të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.

  

  


Teilen: