• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriç: Kjo është një lëvizje perfekte për mua

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arijanet Muriç u bë sot portier i ri i Ipswichit.

Klubi anglez njoftoi për transferimin e portierit të Kosovës, por pa e bërë të ditur çmimin që ia pagoi Burnleyt.

Gardiani i Dardanëve nënshkroi kontratë katërvjeçare, ndërsa do të mundohet t’i shfaq vlerat e tij përsëri në Premierligë.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi i ka dhënë fjalët e para për televizionin zyrtar të klubit anglez.

“Jam i ngazëlluar që iu bashkova këtij klubi dhe mezi pres ta nis këtë aventurë.

E kam shikuar se si ekipi ka luajtur në sezonin e kaluar dhe ndiej se stili i lojës do të më përshtatet mjaft mirë.

Prandaj, kjo është një lëvizje perfekte për mua”, deklaroi portieri i lindur e rritur në Zvicër për “TownTV”.

“Unë kisha diskutime të mira me menaxherin dhe me trajnerin e portierëve. Besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem në klubin që lëvizi drejt Premierligës. Dua të filloj sa më parë”, deklaroi Muriç.

Next Post

Thirrjet raciste kundër lojtarëve të Francës, Chelsea nis procedurat disiplinore për Enzo Fernandez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.