Ish-portieri i Kukësit, Kamzës dhe Tiranës në elitën e futbollit shqiptar, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Franko Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.
Ftesa për Avdylin shkoi për shkak të problemeve shëndetësore të Arijanet Muriç, i cili duket se nuk do të bashkohet për këtë ndeshje.
Ndeshja ndaj Norvegjisë do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo. Avdyli edhe më parë ka qenë i grumbulluar me Kosovën, ndërsa si pjesë e portierëve janë edhe Visar Bekaj dhe Mustafë Abdullahu, me këtë të parin që pritet të jetë titullar në këtë ndeshje.
PANORAMASPORT.AL