• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Murinjo është arma shtesë e Romës”, Toti: Dyshja Lukaku-Dibala bëjnë diferencën, por titullin e merr…

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Romelu Lukaku është transferimi më i bujshëm gjatë kësaj merkato tek Roma dhe në Seria A. Pas firmës ka reaguar dhe ish-kapiteni i verdhekuqve, Françesko Toti. Përmes një intervistë për RadioTv Serie A, ai u shpreh se belgu mund të bëjë diferencën tek ekipi. Ndër të tjera, Toti u ndal edhe tek “Scudetto” dhe trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.TOTI 1

“Lukaku është një nënshkrim i mrekullueshëm, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe bën diferencën. Shpresoj që ai të gjejë menjëherë harmoninë me Dibalën, por një lojtar nuk mund të bëjë një ekip. Për të arritur qëllimet, ju duhet një skuadër e plotë.”

Scudetto- “Roma nuk është e pajisur për ta fituar atë, ka ekipe më të forta për momentin. Për shembull, Juventusi pasi nuk ka angazhime në kompeticionet europiane. Qëllimi duhet të jetë kthimi në Champions sepse e meriton të luajë në ato faza. Murinjo është arma shtesë e Romës”.

Fanella e Dibala- “Unë nuk jam pronari i asaj fanelle, por numri tjetër 10 duhet të jetë në gjendje të respektojë klubin dhe tifozët. Paulo. nuk më pyeti kurrë”.

Spaleti, trajneri i ri i Italisë-“ Kombëtarja sigurisht që do të jetë e shkëlqyer, do të shohim disa ndeshje të mira”, përfundoi Toti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Partizani - Astana, priten 8000 tifozë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.