• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murinjo mendon një rikthim të bujshëm, kërkon Totin përsëri te Roma

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi i vështirë i kampionatit për Romën po shtyn Zhoze Murinjon që të mendojë të përmirësojë skuadrën jo vetëm në fushën e lojës, por edhe situatën e klubit jashtë saj. Mediat italiane bëjnë të ditur se në klub po mendohet një ide e bujshme e një kthimi të Françesko Totit te verdhekuqtë.

toti

Sipas ”La Repubblica”, portugezi ka kërkuar afrimin e ish-kapitenit legjendar të Romës për të marrë rolin e figurës që do të përballet me situatat e pakëndshme që po krijohen herë pas here me gjyqtarët.

Do të jetë pikërisht Toti ai që do të ketë detyrën të shfaqet para mediave nëse do të jetë e nevojshme për të folur sidomos për çështjet që i përkasin gjykimit të ndeshjeve, kur ka “situata shqetësuese”. Murinjo e ka bërë vetë shpesh një gjë të tillë por gjithmonë rrezikon të përballet me pezullime dhe të mungojë në ndeshje.

Ndaj ka lindur kjo ide që do i pëlqente Totit, i cili u largua gjatë periudhës kur klubi ishte në pronësi të Xhejms Pallota, por ka tashmë marrëdhënie më të mira me pronarët e rinj, familjen Fridkin. Gjithsesi, ai ka lënë të kuptohet që do të pëlqente të kishte një rol edhe më thelbësor brenda strukturave të klubit, ndaj gjithçka është në fazën e bisedimeve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Liverpooli apo sheikët, zbardhet e ardhmja e Salah

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.