• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Murinjo: Nuk kam qenë kurrë me fat për të fituar Champions-in, ja si ia shkatërruam ëndrrën për titullin Liverpulit në 2014-ën

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë të gjatë për ish-mesfushorin Çelsit, Xhon Obi Mikel në podkastin “The Obi One”.

hgfjgh

Kur ne fitonim, bosi ishte gjithnjë i lumtur, por kur humbisnim, ai nuk ishte lumtur…

“Seancat stërvitore ishin ndeshje. Mendoj se në ditët e sotme, një nga problemet që ne e ndjejmë është që lojtarët nuk e shikojnë seancën stërvitore si një seancë stërvitore. Në kohën tonë, ne i shihnim seancat stërvitore si një moment për të konkurruar dhe për të përmirësuar aftësitë tona. Nuk e di nëse e mban mend, por disa herë unë bëja numërimin mbrapsht të ndeshjeve tona. Tre minuta për t’u mbyllur, dy minuta për t’u mbyllur. Dhe në ato momente, 2 minutat ktheheshin në 10 minuta. Unë luaja me të gjitha këto sepse lojtarët si Xhon Terri, Frenk Lampard, djemtë afrikanë… ishte e vështirë dhe për arbitrat, sepse në ato kohë ata nuk ishin të lehtë.”po a

Ju keni drejtuar disa nga klubet më të mira në futboll. A ishte ai Çelsi më i miri për ju?

“Nuk mund ta them këtë sepse unë fitova shumë dhe me klubet e tjera. Me Çelsin nuk isha me fat sa duhet për të fituar një Ligë Kampionësh, gjë që mund ta bënim. Humbëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nga penalltitë, humbëm një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një gol që nuk ishte gol. Nëse do të kishte teknologjinë e golit si tani do të ishim në finale dhe me shumë mundësi do ta fitonim. Kështu nuk kam qenë kurrë me fat për të fituar Champions-in, por që ishte një nga skuadrat më të mira. Ishte një nga skuadrat ku unë ndihesha vërtet në habitatin tim natyral. Bëheshim shumë mirë bashkë dhe është diçka që unë kurrë nuk e kam pyetur Xhonin, por unë kam një ndjesi personale, ndoshta e kam gabim, që kur unë u shkarkova, ndeshja tjetër ishte kundër Mançester Junajtid dhe Xhoni mori një karton të kuq. Për mua ishte e trishtueshme.”

Në një episod kemi pasur Frenk Lampard dhe ai e pranoi që filloi të qante kur ti u largove nga Çelsi…

“Frenku ishte profesionist. Ky djali këtu (Mikel), nuk ishte i lehtë, Frenku ishte një profesionist perfekt. Kam pasur një zënkë me të që ndoshta ai nuk e mban mend. Ai donte të thyente rekordet e tij për ndeshjet radhazi dhe unë nuk e mbaj mend se sa ndeshje radhazi po bënte ai. Dhe e mbaj mend që luajtëm me Mançester Sitin dhe ai donte të luante. Ne patëm një argument sepse unë i thash që ai nuk duhet ta lunate këtë ndeshje.”

Xhon Terri na tregoi një histori që ti do e shisje atë dhe Kahillin dhe ata filluan të stërviteshin si kurrë më parë. Sa keq ishin Xhon Terri dhe Geri Kahill në ato seanca stërvitore?

“Xhon Terri është një Bibël e historisë. Ai mban mend çdo gjë, më shumë se unë mbaj mend. Por unë vazhdoj të tregoj shumë histori dhe tani djemve të mi, që nëse unë jam i njëjti që isha në atë dhomë zhveshjes, djemt që kam tani nuk do të luanin. Sepse mbaj mend që në një pjesë të madhe unë shkatërroja gjithçka. Madje dhe tavolinat e masazhit disa herë ngriheshin në ajër. Dhe e di që këto “kafshë” futeshin në pjesën e dytë dhe i vrisnin të gjithë. Në këto momente mund ta bësh vetëm me disa personalitete. Lojtarët me më shumë eksperiencë e kanë atë profil dhe fëmijët që po vijnë duhet të rriten nën atë profil. Unë nuk isha një djalë i mirë dhe të jem i sinqertë, në “Stamford Bridge”, çdo ndeshje që në pjesën e parë ne nuk ishim duke fituar me dy gola diferencë, unë do të çmendesha. Nëse do të ishim duke fituar 1-0, 2-1 do të çmendesha. Edhe në momentet më të vështira duhet të sihim fituar me dy gola diferencë. Ndeshja duhet të mbaronte që në pjesën e parë. E vetmja gjë e keqe tani është që unë ngela i ri, ndërsa lojtarët po plaken (qesh). Ata kanë ndaluar së luajti, Xhon, Frenk, Gallas, të gjithë këta ndaluan së luajturi sepse u plakën, ndërsa unë jo.”

Ju festuat si i çmendur kur mundët Liverpulin në 2014, kur i hoqët shpresat e titullit. Përse ishte aq e rëndësishme për ju ajo fitore?

“Nuk kishte asgjë të bënte me Brendanin (Roxhers). Brendan ishte një djalë i ri që e solli në futboll struktura e asaj kohe. Dhe unë përpiqem t’i ndihmoj këta djem me seanca me mua, p.sh. kur ka pauzë kombëtaresh. Çfarë kam bërë me Brendanin e kam bërë dhe me shumë të tjerë. Gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë, kemi luajtur kundra njëri-tjetrit dhe e duam njëri-tjetrin. Në disa kohë ne i thërrisnim atij “Speciali Dy”. Çfarë ndodhi atëherë ishte që ne ishim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Barazuam 0-0 në Madrid kundër Atletikos dhe luanim ndeshjen e dytë në shtëpi. Për ne ndeshja me Liverpulin nuk do të thoshte asgjë, sepse ne do ta mbyllnim kampionatin të dytët ose të tretët. Nuk arritëm dot te titulli atë sezon. Liverpulit i duhej fitorja për t’u shpallur kampion dhe unë doja të luaja atë ndeshje të premten në mbrëmje ose të shtunën, sepse për ne, për Çelsin, për Anglinë ishte ndeshja e kthimit të Champions-it, ku Çelsi barazoi në Madrid 0-0. Ata nuk e bënë këtë gjë për ne, Premier Liga nuk na la ta bënim. Ne po luteshim dhe na thonin që ishte për shkak të audiencës, ishte për shkak të qiellit. Për ne e rëndësishme ishte finalja e Champions-it. Unë nuk mund të shkoja në Liverpul dhe të luaja me 18-vjeçarët. Nuk do të ishte e drejtë as për Mançester Sitin që po të shkonim atje dhe të luanim me skuadrën e dytë. Prandaj ne donim t’i bënim gjërat në mënyrën e duhur. Ne donim të luanim të premten në mbrëmje, ne donim të luanim maksimumi të shtunën në orën 12:00. Ata nuk na e dhanë këtë, kështu që kur donim të shkonim atje, shkova atje për t’i shkatërruar festën. Ata menduan se ne shkuam të luanim për titull, gjë që nuk ishte e vërtetë. E vërtet që unë lash pushim 2-3 lojtarë. Futa të riun Kalas dhe ai bëri një ndeshje fantastike duke markuar Luis Suarezin. Kur dolëm nga autobusi ata po shisnin bluze dhe flamurë ku shkruanin: “Kampionë”. Këtë gjë nuk mund ta bësh me Çelsin. Kështu që ne shkuam atje për t’ia shkatërruar atë ëndërr për titull, që ne e bëmë. Luajtëm një ndeshje fantastike. Stiven Xherrard ishte i fundit që e meritonte atë gjë. Ne luajtëm shumë mirë dhe fituam dhe nuk u ndjeva aspak keq për Brendanin. Unë i suportoj gjithmonë miqtë e mi, por në ndeshje shokët qëndrojnë në shtëpi”, deklaroi Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nis kampionati i futsallës, Tirana e Partizani nuk gabojnë në ndeshjet hapëse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.