Roma u mposht në transfertë me Xhenoan me rezultatin 1-4, në raundin e 6-të të Serisë A. Në analizën e ndeshjes, trajneri portugez pranon se gjithçka shkoi keq.
“Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo. Nuk kam folur me lojtarët dhe vetëm i kam përshëndetur, nuk dua ta analizoj dhe aq ndeshjen. E nisëm keq duke pësuar gol, por reaguam. Menjëherë pas barazimit, megjithatë, patëm dëmtimin e Lorentes, i cili na bëri të ndryshonim strukturën e skuadrës. Më pas Mançini mori të verdhën dhe unë preferova të ndryshoja formacionin. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, pas golit jashtë loje (nga Lukaku) ndjemë se mund të barazonim sepse dominonim në zotërim pavarësisht mungesës së cilësisë. Kam bërë ndryshime në nivel sulmi, por pas reultatit 3-1 gjithçka mbaroi. Mbrojtja dështoi. Tifozët kritikuan gabimet e Ibanjez me topin, gjë që ndodhi disa herë, por ai na dha një soliditet të jashtëzakonshëm.
Por kjo qëndrueshmëri e humbur nuk është vetëm për shkak të lojtarëve që ne nuk i kemi, sepse gjërat mund të bëhen me punë të rëndësishme kolektive dhe është e vërtetë që kjo është zhdukur pak. Çdo goditje që ata bëjnë në portë është gol dhe nuk është faji i Rui Patricio. Të gjitha ndeshjet janë të tilla dhe është momenti kur jetojmë. Gjithsesi me këta djem, me pikat e tyre të forta dhe të dobëta, ne duhet të dalim nga kjo situatë. Nuk ka kohë për të ndjerë keqardhje për veten, edhe nëse padyshim që ndihemi shumë keq brenda. Ndeshja tjetër është shumë e rëndësishme për ne”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL