Zhoze Murinjo është i ndërgjegjshëm se çfarëdolloj trofeu që ka fituar me klube, nuk ka rëndësi para Ligës së Kampioneve. Dhe për fatin e tij të mirë, trajneri portugez ka fituar dy të tilla, me Porton dhe me Interin.
Në një intervistë për BBC, ai ka folur për këtë turne dhe sa rëndësi ka në karrierën e çdo personazhi të botës së futbollit.
“Unë jam një fitues i dyfishtë i Ligës së Kampioneve. Të gjithë e dinë, fitues në 2004 dhe në 2010. Kush ishte trajneri? Murinjo, e dinë të gjithë. Është historia. Të fitosh Ligën e Kampioneve të bën të pavdekshëm, do të cilësohesh gjithmonë një legjendë në atë klub”, tha Murinjo.
Dhe ai cilësohet si i tillë te Interi, ku fitoi gjithçka në vitin 2010, në një skuadër ku mori maksimumin nga lojtarët dhe ku bëri të ishte protagonist kryesor përsëri Samuel Eto’o, për të cilin tregoi mënyrën e veçantë se si e motivonte.
“Kam pasur me qindra lojtarë, i kam trajtuar gjithmonë në mënyrë individuale. Një shembull i një lojtari me një mentalitet të fortë ishte Eto’o, kemi fituar me Interin ndaj Çelsit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ai shënoi golin vendimtar në Angli, bëri një ndeshje fantastike. Javën e mëparshme unë isha përballur me të çdo ditë. I thosha që nuk do të luante. “Nuk je në nivelin tënd më ë mirë, nuk do të luash”. Ai më thoshte “Të lutem, më lër të luaj”, ndërsa unë “Jo, nuk do të luash. Nuk kam besim te ti”. Një punë psikologjike me të, me të vërtetë një djalë i fortë, që e dija që do të reagonte në mënyrën se si reagoi. Nuk do ta bëja një gjë të tillë me një lojtar që ka një profil krejtësisht të ndryshëm nga i tiji”, tha ndër të tjera Murinjo.
PANORAMASPORT.AL