Saturday, 7. March 2026
Sport

Muriq e Rashani në formacionin e muajit të ligave kryesore të Evropës

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesit e Kosovës, portieri Arianet Muriq dhe sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani kanë zënë vend në formacionin e muajit prill në top-pesë ligat e Evropës.

Muriq është njëri prej pesë lojtarëve të Premier Leagues që është përfshirë në këtë formacion të publikuar të enjten. Krahas portierit Muriq, kampionatin e Anglisë e përfaqësojnë edhe Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne, Cole Palmer e Andy Robertson.

Muriq gjatë muajit të shkuar ka treguar paraqitje të mira te Burnley dhe disa herë ka zënë vend në formacionin e javës në Angli.

Ndërkohë, Elbasan Rashani ëshët treguar vendimtar për skuadrën e Clermontit në Francë, ligën e së cilës në këtë formacion të muajit e përfaqëson edhe Achfraf Hakimi i PSG-së.

Muriq këtë edicion ka 8 paraqitje në Premier League, ndërsa Rashani ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 22 ndeshje në kampionatin francez.

Teilen: