Friday, 13. March 2026
Sport

Muriq mund të transferohet në Turqi, Fenerbahce në bisedimet zyrtare me Burnleyn

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht suksesit me Burnleyn duke u inkuadruar në Premierligë, portieri i Kosovës, Aro Muriq mund të ndryshojë ambient këtë verë.

  

Fenerbahce ka shprehur interesim për transferimin e “gardianit” të Kombëtares së Kosovës.

ASMarca.tr raporton se Fenerbahce dhe Burnley janë në bisedime zyrtare për Aro Muriq, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari shihet si opsion i Fenerbahces në rast se dështon transferimin i Yann Sommer.

Aro Muriq është pjesë e Burnleyt nga vera e vitit të kaluar kur u transferua për 3 milionë euro nga Manchester City.

Vlera e Aro Muriqit në tregun e transferimeve është 12 milionë euro, sipas uebsajtit “transfermarkt”./Lajmi.net/

  


Teilen: