Sunday, 12. April 2026
Sport

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

GS 12/04/2026 2 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ka folur pas fitores së Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 3:0.

Në këtë triumf të Mallorcas, Muriqi shënoi dy gola dhe të dyja golat i realizoi në pjesën e parë.

Me golat e shënuar ndaj Mallorcas, Muriqi u bë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, duke e parakaluar kamerunasin Samuel Eto’o.

Tani, Muriqi ka 55 gola të shënuar për Mallorcan, një më shumë se Eto’o.

“Jam shumë krenar për veten time. Dua t’i falënderoj të gjithë (familjen, shokët e ekipit, stafin…). E thashë që në fillim: Dua të jem një legjendë e Mallorcës. Nuk dua të ndalem këtu, dua të vazhdoj dhe të arrij qëndrueshmërinë.”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Atij i është përmendur edhe “Topi i Artë”.

“Ata janë të çmendur, si mund të jetë kështu, Topi i Artë… Ata më duan shumë dhe unë i dua shumë ata gjithashtu. Po ndjek rrugën time dhe nëse mund të jem një djalë i vogël i shkëlqyer, nëse jo, është në rregull, po ndjek rrugën time. Dua t’ia dedikoj fitoren Mateos, Raíllos dhe Lucasit, të cilët nuk mundën të ishin me ne. U uroj atyre shërim të mbarë”.

Gjithashtu, Muriqi po lufton për të bërë edhe golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon.

Sulmuesi i Kosovës, tani ka 21 gola, dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit që prinë në listën e golashënuesve.

Teilen: