Sunday, 15. November 2026
Sport

Muriqi flet pas golit dhe fitores së Fenerbahçes

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ndoshta ka shënuar golin më të rëndësishëm në karrierë në nivel klubesh.

Muriqi, të mërkurën mbrëma shënoi gol në fazën e ligës të Championsit, me të cilin ia siguroi fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit me shifrat 3:2.

Ai u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 79-të me kokë, duke vulosur kështu fitoren e parë të ekipit turk këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Muriqi ka pranuar se është shumë i lumtur kurse fitoren ua kushtoi tifozëve të Fenerbahçes që krijuan një atmosferë të zjarrtë në Stamboll.

“Kemi treguar sërish se sa klub i madh është Fenerbahçe. Ndaj Slavias javën e kaluar kishim një barazim pa fat, ndërsa kundër Liverpoolit arritëm një fitore të veçantë”, tha  ndër të tjera Muriqi.

Për Muriqin, ky ishte goli i nëntë këtë sezon për Fenerbahçen që tani ka tubuar 5 pikë pas katër ndeshjeve të luajtura.

 

Teilen: