• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi ftohet nga Mallorca për Superkupën e Spanjës

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është ftuar nga trajneri i Mallorcas, Jagoba Arraraste për turneun e Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Muriqi është përfshirë në listën prej 25 lojtarëve të ftuar për këtë turne që do të mbahet nga data 9 deri më 12 janar kur do të zhvillohet finalja e madhe.

Në këtë turne do të paraqiten katër skuadra, ku krahas Mallorcas do të marrin pjesë edhe Real Madridi, Barcelona e Athletic Bilbao.

Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës, do të jetë ajo ndërmjet Real Madridit dhe Mallorcas, që do të luhet të enjten prej orës 20:00.

Muriqi, pritet të jetë startues te Mallorca dhe ti prijë sulmit të ekipit në tentim për ta mposhtur Real Madridin dhe siguruar kualifikimin në finale.

Sulmuesi 30-vjeçar këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 14 ndeshje kampionale, dhe pritet të jetë rreziku kryesor për portën e Realit.

Gjysmëfinalja tjetër, është ajo ndërmjet Bilbaos dhe Barcelonës, ndeshje kjo që luhet të enjten prej orës 20:00.

Finalja e Superkupës së Spanjës, do të luhet të dielën, përballje kjo në të cilën do të përballen fituesit e dy gjysmëfinaleve prej orës 20:00.

 

 

Next Post

I mbytur në borxhe, fund i palavdishëm për klubin më të suksesshëm kinez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.