• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi ftohet për ndeshjen ndaj Villarrealit, por s’pritet të luajë

19/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi i është bashkuar skuadrës pas tetë ndeshjeve mungesë, por paraqitja e tij të shtunën kundër Villarrealit në udhëtim, nuk pritet të ndodhë.

Villarreali e pret Mallorcan në ndeshjen e xhiros së 21-të, që nis në orën 16:15.

Sulmuesi i Kosovës është në mesin e 24 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, por në konferencën për shtyp gjatë ditës, trajneri Javier Aguirre, ka thënë se Muriqi nuk do të luajë.

“Ai nuk është i gatshëm të luajë. Nuk është 100%, por unë do ta ftoj atë. Ai ka bërë punë të madhe me pjesën tjetër të grupit, por ende ka vështirësi”, ka thënë të premten trajneri Aguirre në konferencën për shtyp.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës ka zhvilluar 12 ndeshje me Mallorcan në edicionin aktual.

Ka kontribuuar me katër gola e dy asistime.

Ishte në formë të mirë, por u lëndua sa ishte i angazhuar me Kosovën në kualifikimet për “Euro 2024”.

Ai u lëndua në fitoren 1:0 ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Asistoi në golin e fitores për Milot Rashicën në minutën e 41-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të.

Next Post

Trajneri i Barcelonës, Ksavi: Ka raste kur dëshpërohem, teksa shoh se si luajmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.