Monday, 30. March 2026
Sport

Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për 45 minuta ndaj Bilbaos

GS 17/01/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po konfirmohet si lojtari kryesor i skuadrës së Mallorcas këtë sezon.

Në ndeshjen që Mallorca po e luan në shtëpi kundër Athletic Bilbaos, Muriqi ka shënuar dy gola vetëm gjatë pjesës së parë.

Pas 45 minutave të para, Mallorca dhe Bilbao po barazojnë 2:2, ndërsa golat për vendasit mbajnë firmën e Muriqit.

Golin e parë, Muriqi e shënoi në minutën e pestë duke zhbllokuar rezultatin e ndeshjes dhe duke e kaluar Mallorcan në epërsi – 1:0.

Bilbao barazoi shifrat, ndërsa Muriqi riktheu sërish avantazhin e Mallorcas, duke realizuar në minutën 42-të.

Në fakt, Muriqi dështoi nga penalltia pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Unai Simon por përfitoi nga topi i kthyer për ta shënuar golin e dytë në këtë përballje – 2:1.

Megjithatë, Bilbao barazoi dhe pjesa e parë e këtij takimi pu mbyll me shifrat 2:2.

Me dy golat ndaj Bilbaos, Muriqi ka arritur në kuotën e 13 golave në La Liga këtë sezon për ta konfirmuar formën e tij fanatstike këtë sezon.

Ndeshja Mallorca – Athletic Bilbao, i takon xhiros së 20-të në La Liga dhe Muriqi ka në dispozicion edhe pjesën e dytë për të realizuar “hat-trick”.

Me dy golat e shënuar, Muriqi edhe zyrtarisht është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Mallorcas.

Te Mallorca po luan edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.

 

 

Teilen: