• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

09/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte vendimtar te skuadra e Mallorcas, e cila regjistroi fitoren e tretë këtë sezon në La Liga

Mallorca, të dielën në shtëpi triumfoi me rezultatin minimal 1:0 kundër Getafes, në ndeshjen e xhiros së 12-të në kampionatin spanjoll.

Muriqi shënoi golin e fitores, pasi realizoi në minutën e 14-të, dhe tani Mallorca është në kuotën e 12 pikëve në tabelë.

Sulmuesi 31-vjeçar ishte startues te Mallorca dhe luajti deri në minutën e 88-të, ndërsa Marash Kumbulla mungoi për shkak se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Për Muriqin, ky është goli i gjashtë në 11-të ndeshje kampionale dhe ka ardhur në momentin më të mirë të mundshëm, duke pasur parasysh se javën tjetër do të grumbullohet me Kosovën.

Kosova, i luan dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Botërorin 2026, ku fillimisht përballet me Slloveninë në Lubjanë, pëpara se ta presë Zvicrën në Prishtinë.

“Dardanët” të hënën e nisin grumbullimin në Prishtinë.

 

Next Post

Bashkimi mposht edhe Yllin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.