• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi me dedikim special pas dygolëshit të mbrëmshëm

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi ka nisur dalëngadalë ta rikthejë formën e dikurshme.

Sulmuesi kosovar ishte protagonist i Mallorcas mbrëmë në fitoren me rezultat 3:1 ndaj Las Palmas.

Prizrenasi i shënoi dy gola për ekipin ishullor, ndërsa një tjetër e shtoi Rodriguez, për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme ekipit kuqezi, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo fitore ia mundësoi Mallorcas të ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 34 pikë, ndërsa ishte fitorja e 10-të e Muriqit me shokë.

E sot, 30 vjeçari e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin e tij për golat, për të cilat pati dedikim special.

“Çdo betejë, çdo gol, çdo fitore, çdo sekondë, për ju Mallorquinistas!”, shkroi Muriqi në Instagram, duke ia kushtuar këtë postim tifozëve të Mallorcas, të cilët e kanë mbështetur atë gjithmonë, në kohëra të mira dhe të vështira.

Muriqi arriti në kuotën e 6 golave në këtë sezon në La Liga.

Ai ka qenë protagonist i këtij ekipi duke e ndihmuar të mbetej në ligë në sezonet paraprake. /Gazeta Express

Next Post

Rikthehet te goli prej më shumë se një viti, Nejmar flet për të ardhmen: Qëndroni të qetë, Santos e di dashurinë që ndjej

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.