Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së fundit në La Liga të Spanjës.
“Pirati” i skuadrës së Mallorcas është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros së 35-të, pasi ishte vendimtar në pikën e fituar nga ekipi i tij.
Muriqi shënoi gol në barazimin 1:1 të Mallorcas me Villarrealin, ndeshje kjo në të cilin është ishte shpallur lojtari më i mirë.
Sulmuesi kosovar është vlerësuar me notën 8.2 për paraqitjen kundër Villarrealit, duke i bërë vend vetes në formacionin më të mirë të xhiros.
Aktualisht, Muriqi është në kuotën e 22 golave këtë sezon në La Liga, dy më pak se Kylian Mbappe, të cilin po e sfidon për “Këpucën e Artë” të kampionatit.
Deri në fund të këtij sezoni në La Liga, kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar dhe gjasat janë të mëdha që Muriqi të përfundojë si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.