• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi: Ne përfundojmë një sezon plot emocione të ndryshme

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni në La Liga tashmë ka përfunduar dhe Mallorca e Vedat Muriqit arriti ta siguronte mbijetesën tek në xhiron e parafundit.

E sulmuesi kosovar ka reaguar në rrjetet e tij sociale lidhur me edicionin e fundit.

Ai foli për sezonin jo të mirë, teksa përmendi edhe finalen e Kupës së Mbretit që e humbën ndaj Athletic Bilbaos.

“Ne përfundojmë një sezon plot emocione të ndryshme.

Shumë i lumtur që kam arritur qëndrueshmërinë dhe që Mallorca është në kategorinë e parë edhe për një sezon tjetër, megjithëse do të donim ta arrinim duke ju bërë të vuani më pak.

Lëndimi im më ka shënuar një pjesë të madhe të sezonit, i cili, në nivel personal, nuk ka qenë ajo që kam dashur, por gjithmonë jam përpjekur t’i bashkohem skuadrës dhe të jap gjithçka për këtë klub dhe këtë simbol. Nuk mund t’i them lamtumirë sezonit pa veçuar finalen e kupës në Sevilje.

Ajo që përjetuam atë ditë ishte unike dhe duhet të jemi krenarë që arritëm në finale.

Tani është koha për të pushuar, por me të vërtetë dua që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. Pirati juaj”, shkroi Muriqi.

Next Post

Luka Modriç: E kam thënë gjithnjë se dua ta mbyll karrierën në Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.