Thursday, 16. July 2026
Sport

Muriqi në radarin e Celticut

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Celticut ka shprehur interesim për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.
“Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se Muriqi po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Joe

Hartit, i cili do të pensionohet në fund të këtij edicioni.

Muriq është pjesë e skuadrës së Burnleyt nga viti 2022. Burnleyt iu bashkua për tre milionë euro nga Manchester City.  Skuadra nuk arriti të mbijetojë në Premier League.

25-vjeçari te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League. Por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Nottingham Forest.

Teilen: