• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriqi, një muaj larg fushave për shkak të lëndimit

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vedat Muriqi do t’i mungoj Mallorcas edhe për një muaj, edhe pse hyri në formë javëve të fundit.

Sulmuesi kosovar është figurë themelore për planet e Jagoba Arrasates, dhe ai po e vëren mungesën e tij ditëve të fundit.

Futbollisti u lëndua gjatë ndeshjes kundër Celtas në ligë, duke pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së majtë, raporton “Estadio Deportivo”.

Vedat Muriqi do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës së blertë nga tri deri në katër javë, duke i shkaktuar probleme të reja trajnerit bask në fazën e fundit të kampionatit.

Mallorca është në vendin e nëntë në tabelë, me 8 pikë larg Betisit në vendin e gjashtë në garën për t’u kthyer në garat evropiane.

Muriqi, 30-vjeç, ka pasur 26 paraqitje sezonin e sivjetmë me Mallorcan, duke shënuar shtatë herë dhe duke asistuar edhe dy herë tjera. Futbollisti ka kontratë deri më 2027, ndërsa thuhet se ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar me klubin.

Next Post

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-16 për djem, marrin pjesë Shqipëria, Kosova, San Marino e Andorra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.