Friday, 10. April 2026
Sport

Muriqi për emocionet pas golit ndaj Real Madridit: Fillova të ndihesha çuditshëm, më rrodhën lotët

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ka ndarë emocionet e forta që përjetoi pas golit të shënuar ndaj Real Madrid, duke zbuluar se momenti ishte shumë më tepër sesa thjesht një realizim në fushë.

Sulmuesi kosovar rrëfeu për “La Zona 10” se reagimi i tij pas golit erdhi si pasojë e ndjenjave të thella që mban për Kosovën.

“Shpërtheva. Fillova të vrapoj drejt kornerit dhe fillova të ndihesha çuditshëm. Filluan të më rrjedhin lotët. Nuk mund ta dëmtoja Mallorcan për shkak të emocioneve të mia për Kosovën”, u shpreh Muriqi.

Deklarata e tij ka prekur tifozët, duke treguar lidhjen e fortë emocionale që sulmuesi kosovar ka me vendin e tij, edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës në futbollin evropian.

Goli ndaj një kundërshtari të madh si Real Madrid jo vetëm që kishte peshë sportive, por për Muriqin ishte edhe një moment personal, i mbushur me ndjenja dhe krenari kombëtare.

Teilen: