Wednesday, 25. November 2026
Sport

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

GS 25/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i prij sulmit të Fenerbahçes në ndeshjen e Championsit kundër Shakhtarit.

Mediumet turke kanë shkruar se trajneri Emre Belozoglu ka përcaktuar formacionin për këtë përballje, ndërsa në sulm ka projektuar Muriqin si titullar.

Ndeshja Shakhtar – Fenerbahçe, luhet sonte nga ora 21:00 në Londër dhe i takon xhiros së pestë të fazës së ligës.

Të dy skuadrat synojnë fitoren e dytë në Champions, me Fenerbahçen që i ka 5 pikë të tubuara, një më shumë se Shakhtari.

Muriqi në fazën e ligës të kësaj gare ka vetëm një gol për të shënuar deri më tani, atë në fitoren e madhe të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit xhiron e shkuar.

Në 19 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Muriqi ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Teilen: