Friday, 10. April 2026
Sport

Muriqi shënon nga penalltia por Mallorca humb në finale të Kupës së Mbretit

GS 07/04/2024 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi shënon nga penalltia por skuadra e tij Mallorca mposhtet në finale të Kupës së Mbretit, nga Athletic Bilbao, që e fitoi trofeun e çmuar pas katër dekadave.

Në duelin final në Sevilla, baskët triumfuan pas penalltive për ta fituar Kupën e Mbretit për herë të 24-të por për herë të parë që nga viti 1984.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1 (Dani Rodriguez 21’ – Oihan Sancet 50’), e në vazhdime nuk pati gola për t’u vendosur dueli përmes penalltive.

Muriqi shënoi i pari penalltinë e Mallorcas, por dy bashkëlojtarët e tij humbën dy penallti radhazi, për të pësuar 2:4 në finale.

Mallorca kërkonte trofeun e dytë të Copa del Rey në histori dhe të parin pas 21 vjetëve.

Muriqi synonte trofeun e parë me ekipin spanjoll, që kur u bë pjesë e skuadrës dy vjet më parë.

Teilen: