Friday, 23. January 2026
Sport

Muriqi shihet si zëvendësues i En-Nesyrit te Fenerbahce

GS 23/01/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi i i cili ka realizuar 14 gola këtë sezon në ligën spanjolle ka tërhequr vëmendjen e ish-klubit të tij Fenerbahçe si zëvendësues potencial i Youssef En-Nesyri, i cili është shumë pranë një transferimi te Juventus.

Sipas Diario AS, gjiganti turk është i gatshëm të ofroj 15 milionë euro, por sulmuesi kosovar është shprehur publikisht se vendimi i takon klubin të Mallorcas.

Vedat Muriqi pas hattrickut të javës së kaluar është zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë i klubit spanjoll dhe synon të arrijë rekordin e sulmuesit legjendar Samuel Eto’o i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i klubit.

 

Teilen: