Wednesday, 25. November 2026
Sport

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

GS 25/11/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ia ka siguruar edhe një fitore Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Kosovës, shënoi golin e vetëm në triumfin ndaj Shakhtarit në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.

Fenerbahçe triumfoi 1:0 në duelin e luajtur në Londër, ku ekipi nga Ukraina ishte vendas.

Muriqi golin e realizoi në minutën e 56-të, ndërsa një tjetër gol në fillim të pjesës së parë iu anulua nga VAR.

Për Muriqin, ky është goli i dytë këtë sezon në fazën e ligës të Championsit, pasi të parin e shënoi javë më parë në fitoren ndaj Liverpoolit.

Muriqi ishte titullar te Fenerbahçe që tani ka tubuar 8 pikë dhe luajti deri në minutën e 86-të, ku u zëvendësua me Romelu Lukakun.

Teilen: