Pas një fillimi të vështirë këtë sezon, Vedat Muriqi duket se ka rigjetur formën përpara golit.
Muriqi pasi humbi dy penallti dhe nuk gjeti golin në katër ndeshjet e para, tani ka shënuar në katër ndeshje radhazi.
Reprezentuesi i Kosovës ka dhënë një intervistë ku ka folur për formën e tij.
“E kam nisur kampionatin shumë keq, me dy penallti të humbura. Por më pas, falë bashkëlojtarëve, tifozëve, stafit teknik, iu ktheva golit ndaj Celtas dhe prej atëherë është shfaqur Muriqi i vërtetë”.
𝐋𝐮𝐜𝐡𝐚𝐦𝐨𝐬 como c……s 🤭 pic.twitter.com/1rMXXBg3j4
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) October 1, 2023
Ylli i Kosovës ka katër gola e një asistim në katër ndeshjet e fundit.
Ai po ashtu ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 2:2 ndaj Barcelonës.
Mallorca këtë sezon ka shtatë pikë të grumbulluara në tetë ndeshje./Lajmi.net/