Vrapon për një total prej 100 minutash, por ashtu si të gjithë kuqezinjtë edhe Junus Musah la i mërzitur stadiumin “Maradona”. I ndalur për mediat, amerikani deklaroi:
“Ndeshje të tilla përgatiten vetë, nuk mungojnë stimujt dhe për mua të luaj për Milanin është stimuli i nevojshëm për t’u ndier krenar. Pavarësisht rezultatit nuk mendoj se po jetojmë një moment negativ. Vinim nga dy humbje, por paraqitjet nuk kanë qenë në përputhje me humbjet”. Zhgënjimi është i madh, por Milani duhet të mendojë për ndeshjen e fundjavës kundër Udinezes.
Lidhur me situatën, mesfushori i “djallit”, në deklaratën e tij, shtoi: “Mëkat se si përfundoi sepse kishim tri pikë në dorë dhe po dominonim. Ishte një ndeshje e veçantë, sidomos rivaliteti futbollistik që ekziston. Jemi të zhgënjyer sepse patëm një mundësi të rëndësishme për të përmbysur dy ndeshjet e fundit”.
PANORAMASPORT.AL