Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica ka vizituar klubin e futsallit, Prishtina 01.
Mushica ka dhënë edhe njëherë përkrahjen për këta sportistë para emocioneve të Champions League të futsallit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se do ta mbështesë klubin, pasi kryeqyteti po bëhet simbol i kampionëve e mikpritjes së garave prestigjoze.
Ja postimi i Mushicës:
“Kryeqyteti ynë po përgatitet të përjetojë emocionet e Champions League, një ngjarje e jashtëzakonshme që po vjen falë përkushtimit dhe organizimit të shkëlqyer të klubit FC Prishtina 01. Lojtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka në fushë, kanë arritur të na shpallin kampionë të Kosovës në futsall, duke e ngritur emrin e Prishtinës lart në arenën sportive. Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës është krenare që po vazhdon ta mbështesë këtë rrugëtim suksesi. Angazhimi ynë nuk do ndalet këtu; ne do të vazhdojmë të japim mbështetje për ta bërë Kryeqytetin një simbol të kampionëve dhe një mikpritës të denjë për garat tjera prestigjioze”, ka shkruar Mushica në Facebook.
/GazetaBlic Sport