Tuesday, 26. May 2026
Sport

Musiala vazhdon kontratën me Bayernin edhe për pesë vjet

GS 14/02/2025 1 Min. Lesezeit

Jamal Musiala e ka nënshkruar të premten kontratën e re me Bayern Munichun, deri në vitin 2030.
21-vjeçari është futbollist i rregullt te bavarezët që prej vitit 2020, kur iu bashkua ekipit të parë.

Ai ka zhvilluar 30 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka shënuar 15 gola e ka kontribuuar me tetë asistime në të gjitha garat.

“Jam shumë i lumtur. Bayerni është njëri prej klubeve më të rëndësishëm në botë. Këtu i mora hapat e parë drejt futbollit profesionist dhe jam i bindur se mund të arrijmë gjëra të mëdha me klubin në vitet e ardhshme. Ndihem shumë rehat në qytetin e Munihut dhe në klubin me tifozë të zjarrtë. Kemi shumë plane së bashku”, ka deklaruar Musiala pas vazhdimit të kontratës.

 

Teilen: