Wednesday, 13. May 2026
Sport

Muslija asiston në fitoren Paderbornit

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija përsëri ka qenë vendimtar në fitoren e Paderbornit.

Paderborni mposhti Hamburgerin në kuadër të Bundesligës 2, me rezultat 2:1, shkruan lajmi.net.

Hamburger doli në epërsi me golin e Laszlo Benes në minutën e 11-të.

Por, Muslija asistoi për Filip Bilbijan duke e barazuar rezultatin vetëm 10 minuta më vonë.

Ndërsa goli i fitores u shënua nga Ilyas Ansah dhe ishte përsëri mesfushori kosovar që dha pasimin final.

Muslija po kalon një sezon fantastik në ligën e dytë gjermane.

Ai ka zhvilluar 15 paraqitje, ku ka arritur të shënojë shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

25-vjeçari po ashtu ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy të tjera në Kupën e Gjermanisë. /Lajmi.net/

Teilen: