Besar Musolli zyrtarisht do jetë pjesë e Llapit për edicionin e ardhshëm, 2024-25.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra llapjane, me anë të një komunikate ku ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes edhe për një vit.
Llapi është duke menduar për sezonin e ardhshëm, ku pritet të jetë përsëri në mesin e skuadrave që luftojnë për titullin kampion.
Për skuadrën e Batatinës, mesfushori është aktivizuar në 29-të ndeshje kampionale, dy në Kupën e Kosovës, dhe dy të tjera në Ligën e Konferencës.