Thursday, 21. May 2026
Sport

Myers i Trepçës suspendohet me një ndeshje

GS 20/03/2025 1 Min. Lesezeit

Me një vendim të veçantë, Komisioni i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka shqiptuar dënimin ndaj basketbollistit të Trepçës, Michael Myers.

Myers është ndëshkuar me një ndeshje moslojë dhe ka marrë një gjobë prej një mijë eurosh për veprimin e tij në ndeshjen Trepça – Vëllaznimi.

Incidenti i pahijshëm, ndodhi në gjysmën e çerekut të dytë ku pas një fjalosje të shkurtër, Myers i Trepçës e godet me top në fytyrë Antawan Walkerin e Vëllaznimit, ku çuditërisht të dy amerikanët përjashtohen nga gjyqtarët e takimit me gabim teknik diskualifikues.

Ndërkohë, Walkerit të Vëllaznimit i është dhënë një gjobë prej 300 eurosh nga Komisioni i Garave, i cili me të njëjtën shumë ka gjobitur edhe trajnerin e Trepçës, Adis Beçiragiq.

Benas Griciunas i Pejës ka marrë gjobë prej 100 eurosh kurse Donte Clark i Sigal Prishtinës është ndëshkuar me 200 euro për gabime teknike.

Teilen: