Myler flet për duelin Lacio-Bajern: Jam entuziast për shortin, do të jetë bukur të përballemi në “Olimpiko”
Sulmuesi i Bajern Mynihut, Tomas Myler është tashmë gati për raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve ku do të përballet me Lacion. Në faqen zyrtare të klubit bavarez, gjermani është shprehur se do të jetë një sfidë e bukur.

“Jam entuziast për shortin. Është një qytet emocionues. Lacio si klub është gjithmonë interesant. Kur arrini në raundin e 16-të, keni bërë një punë të mirë. Olimpico është një stadium i vjetër dhe i famshëm, do të jetë bukur të përballesh atje”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: