• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Myleri josh Kejnin, Bajerni përgatit çekun prej 100 mln eurosh/ Kampionët me mision të qartë

06/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë hipoteza të ndry shme u diskutuan në mediat e kontinentit të vjetër, pas shpërfilljes së ofertës bavareze ndaj Kejnit, e cila përkon me kuotën e 70 milionë eurove, aq sa Presidenti Levi nuk e mendoi gjatë përgjigjen, refuzimin e menjëhershme.

Myler Kejn

Në këtë pikëpamje, u hodh hipoteza se shefi i “gjelave” të Londrës do të “shtynte” me këmbën çdo propozim nga palët e interesuara. Por “Daily Mail” raporton se bordi i kampionëve të Bundesligës nuk kanë qëndruar pasiv, pavarësisht reagimit kategorik nga pala tjetër.

Për t’i shtuar ngjyrimin këtij operacioni ka folur së fundmi edhe “legjenda e gjallë” në Mynih, fjala është për Tomas Mylerin. 33-vjeçari është shprehur mes frazash të mbytura në “Bild” se prezenca e Kejnit në gjirin e tyre do të ishte speciale, pasi çdo ekip do të dëshironte ta kishte pjesë të vetën:

“DIPLOMACIA E MYLERIT”-“S’besoj se Herri ka nevojë për prezantim, por nuk mund të flasë më gjerë, sepse mbetemi thjesht në profilin e aludimeve. E vetmja gjë që e them me bindje është se askush nuk mund të flasë keq ndaj tij, të gjithë e duan.

Tregu i lojtarëve është shumë dinamik dhe rrjedha ndryshon sa hapë e mbyll sytë. I lumtur rreth dy afrimeve të reja në ekip, si Guerreiro, ashtu edhe Laimer. Ne jemi përballur karshi tyre dhe i njohim potencialin ekzistues, kështu që i uroi mirëseardhjen dhe suksese në aventurën e re”, tha futbollisti me numër 25 në tempullin e “Allianz Arena”-s.

OFERTA E RADHËS- “Daily Mail” i mëshon fort qasjes si rrjedhojë e burimeve konfidenciale se Rumenige gjendet në Londër duke biseduar nga afër me përfaqësuesit e Totenhemit dhe oferta e radhës do t’i rezervohet Levit brenda javës. Shuma përflitet se do të jetë në kufijtë e 100 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.

Theksohet se kjo manovër e palës gjermane do të trazojë ujërat në Londër, në vigjilje të rezistencës prej Daniel Levit. Kurrë rekord menët nuk e kanë lëshuar dorën në shifra të tilla, marrë në konsideratë politikat e klubit, ruajtjen e balancave pozitive dhe shpenzimet në masë, qoftë edhe kur flitet për lojtarë të kalibrit botëror.

Lukas Hernandez mban “rekordin” si personazhi më i shtrenjtë i ardhur në Mynih, 80 milionë euro përgjatë verës së vitit 2019 nga Atletiko Madrid. “Bild” e identifikon goleadorin e “tre luanëve” si pykën ideale në skemat e Tomas Tuhelit. Shtatlarti anglez gëzon të njëjtën staturë fizike me paraardhësin Robert Levandovski, komponent se sistemi 4-2-3-1 do të udhëhiqej nga një “mjeshtër” goli.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vjen edhe zyrtarizimi nga presidenti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.