• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Na duhej dikush si Çukvueze”, Pioli: Leao-Pulisiç? Përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin

28/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani mori humbjen e dytë radhazi në miqësore, kësaj radhe kundër Juventusit me penallti. Gjithsesi Pioli nuk e shikon këtë si dështim, i cili pas sfidës u shpreh i lumtur nga paraqitja e skuadrës së tij.

pioli

Si ju është dukur Pulisiç?

Gjendja e tij fizike po përmirësohet. Ne kemi punuar vetëm për dy javë. Ai mund të luajë në të djathtë, në të majtë dhe në qendër. Është inteligjent dhe ka kualitet.

Nga ana tjetër ka mbërritur dhe Çukvueze.

Ne kemi pasur shumë bisedime këto kohë dhe kërkonim një lojtar me karakteristikat e tuh. Ai është i shpejtë, teknik, i fortë në situatat një kundra një dhe sulmon thellë. Ai më duket fiks si një sulmues krahu për mua, por nuk mund të them gjë deri sa të bashkohet në stërvitje.

Një mendim mbi Loftus-Çik?

Ai dhe Pulisiç janë stërvitur së bashku vetëm prej disa ditësh, por kanë karakteristika që mund të luajnë shumë mirë së bashku. Jam i lumtur se si ata po stërviten. Duan kohë që të adoptohen me skuadrën. Gjithsesi janë ende shumë gjëra që ne duhet t’i përmirësojmë.

Si e patë dyshen Leao-Pulisiç.

Ne kemi Leaon shumë të fortë në të majtë, Çukvuezen shumë të fortë në të djathtë dhe Pulisiç që mund të luajë shumë mirë kudo. Këto ndeshje janë mjaft të mira pasi na tregojnë gjendjen përpara startit të kampionatit. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë. Çdo ndeshje na tregon diçka. Shpresojmë që në fillim të kampionatit të shkojmë në gjendjen më të mirë të mundshme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inter po bëhet me portier të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.