Wednesday, 29. April 2026
Sport

“Na ka munguar konsistenca” Fernandesh pas triumfit me Liverpul: Japim gjithçka pë Kupën

GS 18/03/2024 2 Min. Lesezeit

Kapiteni i Mançester Junajtid Bruno Fernandesh është parë teje mase i lumtur pas kalimit në gjysmëfinalen e Kupës. Mposhtja e Liverpulit mbi 120′ i rrit akoma më tepër dozat e kënaqësisë dhe vetëbesimit.

0_GettyImages-2084792488

Mesfushori portugez vlerësoi paraqitjen e talenteve, por vuri në dukje “thembrën eAkilit” që i ka penguar “djajtë” të jenë mes më të mirëve në kompeticionet kryesore:

“Ne kemi një skuadër të re në moshë, e ku mbizotërojnë talente të ndërthurur me eksperiencën. Ata kanë nevojë t’i jepet mbështetje dhe besim. Të luash në nivele kaq të larta është sfiduese, ama talentet tanë i dhanë provat se janë gati të djersisin denjësisht fanellën e Junajtid. Besimin e kemi pasur në sezonin ekzistues, megjithëse mungesa e konsistencës na ka rrëzuar nga pretendimet fillestare. Kritikat janë me vend dhe vetëm kështu mund të përmirësohemi. Shumë gjëra kanë devijuar nga nisja e sezonit deri në pikën ku ndodhemi. Qëllimi ynë është të përfshihemi në katërshen e parë të Premier Ligës dhe të japim gjithçka për të bërë Kupën pronën tonë. Të gjithë e dimë se sa rëndësi ka ky turne në palmaresin e Mançesterit. Asgjë nuk është e pamundur”, përfundoi Bruno Fernandesh.

Mançester Siti kuotohet si favorit për tu kurorëzuar sërish në turneun më të vjetër futbollistik në glob, Kupa e Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: