• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Na mungoi energjia”, Postecoglou “justifikon” Tottenham: Djemtë dhanë gjithçka në fushë

29/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas plot 3 fitoresh radhazi, në Premier League, “Londinezët” e Tottenham u ndalën mbrëmjen e së enjtes, që sapo lamë pas, në transfertën e “Amex Stadium”, ku u mundën me rezultatin e thellë, 4 me 2, nga “Pulëbardhat” e Brighton, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku i Spurs, Ange Postecoglou, tejet i zhgënjyer për humbjen e thellë, dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku theksoi se problemi kryesor i skuadrës së tij ishte numri i madh dhe rëndësia e ndeshjeve të javëve të fundit.

“Skuadra u duk e lodhur, djemtë kanë pasur shumë ngarkesë në javët e fundit. Nuk ishim në kushtet më të mira dhe pastaj dihet që Brighton është një ekip i shkëlqyer. Tentuam deri në fund që të ndryshonim diçka dhe unë e vlerësoj përpjekjen e skuadrës, kjo skuadër vazhdon të tregojë karakter.

Ajo që na mungoi ishte energjia dhe kundër një skuadre si Brighton diçka e tillë të penalizon jashtë mase. Aktualisht, kemi 10 lojtarë të dëmtuar. Por, në fushë djemtë dhanë gjithçka dhe unë nuk mund t’i kërkoj më tepër”, u shpreh Postecoglou. /i.m /abcnews.al

Next Post

Kroos: Në gabimin e parë, të gjithë do ta harronin karrierën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.