Vojçeh Shezni është një nga liderët e Juves dhe padyshim një zë i respektuar edhe jashtë kufijve bardhezi.
Portieri ka komentuar situatën pas fitores me Milanin, duke deklaruar: “Kishte shumë rëndësi që në një moment si ky të reagonim. Kemi pasur shumë vështirësi, sidomos për probleme jashtë fushë, por jemi një grup i bashkuar. Jemi pranë shokëve si Faxholi e mbase jam i njëanshëm kur them se na vjen keq, megjithatë jemi këtu për të ndihmuar këdo”.
PANORAMASPORT.AL