• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nacho e shijon titullin

13/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas triumfit në kampionat me Real Madridin, kapiteni Nacho nuk e ka fshehur gëzimin dhe emocionin e tij.

“Los Blancos” e dominuan La Ligan në këtë edicion dhe festuan me plot meritë, duke e lënë Barcelonën goxha mbrapa në renditje.

“Është diçka unike. Një prej emocioneve më të mëdha të jetës sime. Ta ngrisja Kupën këtu, pranë jush. E kisha ëndërruar gjatë krejt netëve, por derisa nuk e provon dhe shijon… Ishte spektakolare. Nuk do ta harroj kurrë dhe shpresoj të rikthehem këtu për të festuar pas disa ditësh”, deklaroi qendërmbrojtësi spanjoll.

Ai foli edhe për finalen e Wembleyt kundër Borussia Dortmundit, e cila do të luhet më 1 qershor.

“Është e qartë. Shpresoj të rikthehem këtu pas disa ditësh, siç e thash. Por, e meritojmë edhe ta shijojmë momentin, pa e harruar që krejt tifozët e Real Madridit janë ambiciozë dhe duan të festojnë përsëri”, vazhdoi Nacho, i cili mund të largohet në fund të këtij sezoni nga “Santiago Bernabeu”.

A ia vlente të rrinte edhe një vit në këtë ekip?

“Është e qartë. Vitin e kaluar, kur e vazhdova kontratën, isha mjaft i lumtur. Vetëm për atë që e përjetova sot, nuk do të pendohem kurrë. Shpresoj që pas disa ditësh të mund ta përsërisim”, nënvizoi ai.

Tifozët bërtisnin “rri, rri”, duke e kërkuar qëndrimin e tij në Real Madrid, por ai nuk po mendon për këtë punë për momentin.

“Njerëzit më duan shumë dhe e di se kjo është shtëpia ime, klubi im. Por, tash është momenti për ta shijuar finalen e Wembleyt, që është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Nacho. 

Next Post

Ademi në 8 vjetorin e anëtarësimit në FIFA: Kosova është histori suksesi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.