• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nacho mbyll gjithçka me “Galaktikët”, mbrojtësi spanjoll largohet nga Real Madrid

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohësh aludohej në media, por u zyrtarizua vetëm mesditën e kësaj të marte, me liderin spanjoll të prapavijës së Real Madrid, Nacho Fernandez, i cili siç ishte parashikuar ka mbyllur gjithçka me “Galaktikët”, pas plot 12 sezonesh, në të cilën luajti në total 364 përballje, si dhe arriti të fitojë plot 26 tituj.

Ishte vetë klubi i Real Madrid, që përmes një deklarate njoftoi tifozët për këtë largim, me “shtatlartin” e mbrojtjes, i cili tashmë do të nisë një “aventurë” të re, kësaj here në Arabinë Saudite, ku pritet të firmosë me skuadrën e Al-Qadsiah.

“Real Madrid njofton se kapiteni ynë Nacho Fernandez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtari ynë. Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nachon. Nacho është një nga legjendat e mëdha të klubit dhe iu bashkua Realit të Madridit në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe luajti në të gjitha kategoritë e të rinjve të ekipit tonë deri sa u bë titullar në vitin 2012.

Që atëherë, ai ka veshur fanellën tonë për 12 sezone. Gjatë gjithë kësaj kohe Nacho luajti 364 ndeshje dhe fitoi 26 tituj: 6 Kupa të Europës, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Europiane, 4 Kampionate, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Për më tepër, me përfaqësuesen spanjolle Nacho u shpall kampion i Evropës për U-21 dhe kampion i Ligës së Kombeve, ndërsa aktualisht është duke luajtur në “Euro 2024” në Gjermani. Nacho e mbyll karrierën te Real Madridi si kapiteni që fitoi “Decimoquintan” në Wembley, si një nga pesë lojtarët që fituan 6 Kupa Evropiane”,- thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /i.m /abcnews.al

Next Post

Vëmendja në Europian, dy lojtarë largohen nga Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.