Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot, 15 gusht
.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.75 euro, që paraqet një rritje prej 2 centësh krahasuar me dje, kur çmimi maksimal ishte 1.73 euro.
Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.61 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në orën 10:00.
Teilen: