Gjermania u kualifikua si e para në Grupin A, por ndeshja me Zvicrën mund të ketë një “çmim” të lartë. Xhonatan Tah mori kartonin e dytë të verdhë dhe nuk do të jetë në takimin e radhës, i pari në raundin me eliminim direkt në këtë Europian.
Mungesa e Tah mund të shoqërohet edhe nga një tjetër mungesë me rëndësi pasi në fund të ndeshjes edhe qendërmbrojtësi tjetër titullar i Gjermanisë, Rydiger ka shqetësuar duke ankuar një dëmtim në kofshë. “Toni ka ankuar një dëmtim në kofshë, të shpresojmë të mos ketë asgjë serioze”, tha Nagelsman.
Mes të tjerash komisari teknik i Gjermanisë i bëri apel arbitrave që të mbajnë të njëjtën linjë kur vlerësojnë episodet në fushë. Kryesori Orsato nuk shkoi të shikonte në VAR një mbajtje mbi normën e lejuar në dëm të Beier. “Mendoj se arbitri duket ta kishte parë në ‘VAR’ faullin në dëm të Beier. Duhet ndjekur e njëjta linjë për të gjithë episodet”, tha Nagelsman.