• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nagelsmann: Mendova tërheqjen, te Gjermania jam i motivuar

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Nagelsmann ishte cilësuar si një trajner i dështuar te Bayern dhe tashmë te kombëtarja e Gjermanisë cilësohet si personi i duhur për të “ringjallur” skuadrën.

Trajneri 36-vjeçar ka zbuluar detaje gjatë konsferencës për shtyp.

“Prej moshës 14-vjeçare nuk i jam ndarë futbollit në role të ndryshme. Por pas largimit nga Mynihu nuk ishte e lehtë. Edhe pse në thelb pushimet karakterizojnë periudhën e relaksimit dhe prezencën pranë personave që do, por rezultoi e kundërta. Shpeshherë mendoja thellë tërheqjen përfundimtare nga futbolli, pavarësisht rolit.

Ndihesh i përhumbur. Kurrë deri në këtë moshë nuk e kisha ndierë veten kaq keq. Ama pasioni në lidhje me futbollin mbeti dhe ja ku jemi. Stoli i kombëtares në një moment të tillë nuk është i lehtë, ndonëse jam i përgjegjshëm për sfidat.

Mezi po pres të debutoj në pankinën e Gjermanisë. Do të jetë tejet emocionuese që të jem timonier i përfaqësueses në kampionatin europian, i cili do të zhvillohet në shtëpinë tonë. Jemi ambiciozë dhe me objektiva madhore, koha e duhur për t’i përveshur mëngët”, përfundoi me nota të larta entuziaste Julian Nagelsmani.

Ish-trajneri i Bajernit në periudhën qershor 2021-mars 2023 ka firmosur kontratë me “pancerat” deri në përfundimin e “Euro 2024”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Futbollisti i Real Madridit largohet nga Spanja, vendos ta përfaqësojë Marokun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.