Radja Nainggolan, ish-lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, i cili u kthye në vendlindje pak ditë më parë për të veshur fanellën e Lokeren-Temse, është arrestuar sot në Belgjikë. 36-vjeçari, sipas mediave lokale, është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës. Policia federale në Bruksel këtë mëngjes kreu disa kontrolle në një hetim maksimal që ka të bëjë me importimin e supozuar të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerpen, dhe rishpërndarjen në Belgjikë.
Për momentin Nainggolan po meret në pyetje. Në pritje të zhvillimeve, nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm. Vetëm pak ditë më parë, pikërisht mbrëmjen e së premtes, mesfushori shënoi në ndeshjen debutuese ndaj Lierse në ndeshjen e vlefshme për kampionatin belg të Serisë B.
Në gusht 2021, Radja Nainggolan u ndalua nga policia e Antwerp-it (me pasojë heqjen e patentës së tij) për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë. Pak muaj më vonë, pikërisht për shkak se nuk kishte leje drejtimi të vlefshme, 36-vjeçari u arrestua.