“Çdo gjë ka një fund”. Fjalë të shenjta, sidomos nëse i thotë Luis Nani, i njohur vetëm si Nani, i cili ka vendosur t’i japë lamtumirën botës së futbollit në moshën 38-vjeçare. Anësori i majtë portugez u prezantua në futboll duke nisur nga skuadra e të rinjve të Sporting Lisbonës, duke marrë më pas mundësinë më unike për të veshur fanellën e Manchester United.
Nga viti 2007 deri në 2014, duke jetuar nën komandat e një përbindëshi të shenjtë si Alex Ferguson në stol. Për më tepër, gjatë karrierës së tij, Nani ka shijuar momente të Serisë A me fanellën e Lazios, me një parantezë të shkurtër në fund të karrierës së tij te Venezia.
“Ka ardhur koha të them lamtumirë, kam vendosur të përfundoj karrierën time si lojtar profesionist. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe dua të falënderoj çdo person që më ka ndihmuar dhe mbështetur gjatë një karriere që ka zgjatur mbi 20 vjet dhe më ka dhënë kaq shumë kujtime të paharrueshme. Është koha për të ecur përpara dhe për t’u fokusuar në qëllime dhe ëndrra të reja. Shihemi së shpejti! Faleminderit”, është komenti i postimit të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram.