• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Napoli e do me çdo kusht Zhegrovën

13/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhergrova e ka bërë të qartë se të ardhmen e tij afatgjatë nuk e sheh në Lille OSC. Ai kishte dashur të largohej gjatë verës, megjithatë, “Les Dogues” refuzuan pasi thuhet se besonin se do të merrnin një çmim shumë më të mirë pas fushatës së klubit në Ligën e Kampionëve.

Ajo fushatë mbetet ende në vazhdimësi me Lille-n në vendin e tetë me vetëm dy raunde të tjera të ndeshjeve të mbetura në fazën e ligës. E megjithatë, interesimi për Zhegorvën po rritet me reprezentuesin kosovar duke u bërë një lojtar shumë më efikas. Anësori ishte i jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Atlético de Madrid dhe vendimtar gjatë fushatës kualifikuese të klubit.

Sipas një raporti nga Fabrizio Romano , Napoli është afruar me Lille për një transferim në këtë afat kalimtar. Megjithatë, ai shkruan se pritet që “Les Dogues” të mos e bëjë të lehtë marrëveshjen për skuadrën italiane pasi ata nuk kanë interes për të negociuar një marrëveshje deri në verë.

Megjithatë, mediat në Itali raportojnë se Zhegrova është duke këmbëngulur përmes agjentit të tij që të largohet nga Franca dhe të bashkohet me Napolin në Serie-A.

Te Napoli, Zhegrova shihet si pasuesi adekuat për Khvicha Kvaratskhelia, me këtë të fundit që po shkon drejt PSG-së.

Next Post

Tyson Fury i jep fund karrierës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.