• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli e “ëndërron”, por Juventus gati t’i prishë planet për Ismajlin! Çfarë do të ndodhë me mbrojtësin kuqezi, flet agjenti

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Ismajli po luan sezonin e jetës në Serie A, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit italian, aq sa për të janë interesuar disa nga skuadrat më të mëdha të Italisë.

Napoli, Juventus por edhe Interi i kanë vënë “syrin” Ismajlit. Edhe pse pak kohë më parë u fol se e ardhmja e Ismajlit do të jetë te Napoli, gjërat mund të ndryshojnë në merkaton e janarit.

Agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi, ka konfirmuar marrdhëniet shumë të mira pes presidentit të Napolit dhe atij të Empolit, çka mund të ndikojë në transferimin e Ismajlit te skuadra napolitane, por nuk duhet harruar Tiago Mota.

Numri një i pankinës bardhezi ka patur debolesë për Ismajlin edhe një sezon më parë kur drejtonte Bolonjën, dhe pritet që ai të këmbëngulë fort për ta marrë te Juventus mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili do t’i bënte shuëm punë në këtë moment të vështirë që po kalon mborjtja bardhezi.

“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata. Ismajli u kërkua nga Bolonja kur trajner kishte Tiago Motën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”, tha ai.

 

Next Post

Fonseca fut në kaos Milanin. Trajneri portugez akuzon lojtarët për mosimpenjim: Kështu nuk vazhdohet!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.