Egnatia u mposht nga Napoli në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”.!
“Axurrët” arritën të fitojnë me shifrat e thella 4:0.
Goli i parë u shënua nga Kvara në minutën e 21-të dhe në të 29-ën Politano dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë e miqësores.
Ndërsa në 45 minutat e dyta Konte ndryshoi të gjithë titullarët, ku të ardhurit nga stoli shënuan edhe dy gola të tjerë.
Egnatia nuk arriti të shënonte asnjë gol teksa i duhet që të jetë shpejt gati për ndeshjen e kthimit me Vikingurin.
Golat: 21′ Kvaratskhelia, 29′ Politano, 52′ Simeone, 69′ Ngonge.