Saturday, 14. March 2026
Futboll

Napoli fiton me përmbysje ndaj Lecce, por humb protagonistin kryesor të fitores (video)

GS 14/03/2026 2 Min. Lesezeit

Napoli ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, sot mundi 2-1 Lecce-n, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 29-të. Miqtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3-të me Jamil Siebert.

Mbrojtësi gjerman kërcen më shumë se mbrojtësit e Napolit dhe shënon me kokë, pas krosimit të Antonino Gallo nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lecce. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e napolitanëve, të cilët e nisën direkt me gol.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Matteo Politano, ishte Rasmus Hojlund që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 66-të ishte vetë sulmuesi italian këtë herë që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje me të majtën brenda zonës, pas topit të ardhur nga goditja e këndit.

Pak minuta më pas, heroi kryesor i takimit dëmtohet dhe në vend të tij futet Miguel Gutierrez. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Napoli fiton 2-1 dhe mban vendin e tretë me 59 pikë, 1 pikë më pak se Milan i vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Coma dhe Roma në vend të tretë dhe katërt, por kundërshtarët ende nuk kanë zbritur në fushë për këtë javë.

SHIKOGOLAT

Teilen: